LAJMI I FUNDIT:

Policia sqaron pse u arrestua zyrtari i Deçanit

Policia sqaron pse u arrestua zyrtari i Deçanit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka sqaruar pse u arrestua dje zyrtari nga Deçani. Sipas njoftimit ai u ndalua për shkak të “Nxitjes së urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Në vazhdim njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës rreth këtij rasti:


Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe qytetarëve, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare sqaron veprimet policore lidhur me rastin e ndalimit të personit A. C. (viti i lindjes 1984) nga fshati Lloçan i komunës së Deçanit (bëhet fjalë për Asim Cenajn, zyrtar i Komunës së Deçanit, i arrestuar dje pas një mbledhjeje në Deçan – sqarim i redaksisë).

Më datën 1 dhjetor 2016 në sallën e Asamblesë së KK-Deçan ka qenë duke u mbajtur një takim në mes të përfaqësueseve të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë, përfshirë qytetarë shqiptarë nga Deçani, qytetarë serbë ish-banorë të Kosovës, përfaqësues nga OSBE-ja, UNMIK-u, UNHCR-ja, Policia e Kosovës etj., të cilët ishin takuar për të diskutuar lidhur me pronat dhe banesat e qytetarëve, përmes këshillit danez për refugjatë dhe akterëve tjerë.
Gjatë mbarëvajtjes së takimit personi A. C., ka marrë fjalën në këtë takim dhe gjatë fjalimit të tij ka shprehur nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të pranishëm si dhe i njëjti ka deklaruar se pas daljes nga ai takim brenda 30 min, do t’i ftojë të gjithë qytetarët për t’u ballafaquar me Policinë dhe KFOR-in.

Referuar situatës së krijuar është ndërprerë takimi dhe të pranishmit janë shpërndarë në lokacionet e tyre, ndërsa më vonë personi A. C. është ndaluar nga Policia për “Nxitje të urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” dhe me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, thuhet në fund të njoftimit për medie.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori