LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron 196 kg drogë

Policia sekuestron 196 kg drogë

Policia e Gjirokastrës vijon të sekuestrojë sasi të konsiderueshme droge që del nga Lazarati. Mbrëmjen e së premtes patrulla e policisë ndoqi një automjet pa targa, që sapo kishte dalë nga Lazarati, dhe pas kontrollit zbuloi në të 196.4 kg marihuanë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për tu ndalur, por ka tentuar të largohet, por vetura i është fikur në rrugë dhe më pas është larguar këmbë me shpejtësi, duke përfituar nga errësira.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, ndërkohë që ka nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, raporton BË.

Ndërkaq, pak orë më vonë, persona të panjohur dogjën veturën e njërit prej specialistëve të antidrogës që morën pjesë në operacion. Dyshohet se autorët kanë lidhje me drogën e sekuestruar në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori