LAJMI I FUNDIT:

Policia monitoron nga ajri për të parandaluar parcelat me kanabis (Video)

Policia monitoron nga ajri për të parandaluar parcelat me kanabis (Video)

Të gjithë zonat në Shqipëri me rrezik për tu kthyer në parcela me kanabis janë kontrolluar përmes monitorimit nga ajri, me qëllim të parandalimit të kultivimit të bimës narkotike.

Policia e shtetit informon se prej javës së kaluar kanë vijuar kontrollet masive në të gjithë vendin


“Policia e Shtetit ka nisur monitorimin nga ajri në të gjitha zonat ku është shkatërruar vitin e kaluar, por edhe në zonat e konsideruara me rrezik. Paralelisht me kontrollet nga toka kanë nisur edhe patrullimet nga ajri në të gjitha ato zona të cilësuara me risk nisur nga kultivimi gjatë vitit të kaluar, por edhe në ato zona bazuar në informacionet policore të grumbulluara deri tani ku dyshohet se mund të kultivohen bimë narkotik”.

“Kontrollet kanë nisur shumë me herët se vitin e kaluar”, thotë policia, duke saktësuar se deri tani “asnjë rrënjë kanabis nuk është gjetur as në vendet e mbyllura e as të hapura”

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet çdo javë, më të shpeshta në zonat me rrezik.

Gjithashtu Policia e Shtetit po vijon operacionet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për luftën kundër drogës.