LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Policia konfirmon arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Janë arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Policia rajonale e Prishtinës.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke mos dhënë emra se kush janë personat e arrestuar.


Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e Facebookut se të arrestuar janë Veton Dragusha dhe Blerim Maqestena.

Ahmeti tha se dy personat e arrestuar janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë, konkretisht në Gjykatën Themelorë të Prishtinës.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dy aktivistët e saj janë arrestuar për pjesëmarrjen në një protestë të para disa vjetëve të organizuar prej kësaj partie. /Telegrafi/