LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet e aksidentit me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Podujevë 

Policia jep detajet e aksidentit me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Podujevë 

Policia e Kosovës konfirmoi se sot rreth orës 07:00, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, saktësisht në  fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje,  automjeti i  tipit            “Kia-Sportage ngjyrë e bardhë” dhe një furgon transportues, që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.


Si pasojë e këtij aksidenti viktima: A.S. mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndërruar jetë nga plagët e mara. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që katër personat e lënduar (dy prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë), janë dërguar  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Duke parë si shqetësues numrin e madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, që po ndodhin këto ditë, Policia e Kosovës  kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori