LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfiskon mbi 8 kg marihuanë dhe arreston një të dyshuar

Policia e Kosovës konfiskon mbi 8 kg marihuanë dhe arreston një të dyshuar

Më datë 27.04.2017, rreth orës 20:10, patrullat policore të Stacioneve Policore Klinë dhe Skenderaj në bashkëpunim kanë arritur të ndalojnë një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) të Pejës dhe Mitrovicës.

“Është bërë shikimi, fotografimi dhe sekuestrimi i dëshmive në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar. Nga matja e substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar të jetë me peshë 7 kg e 914g”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është informuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit: R.D. lindur më 1987, i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Dëshmitë e sekuestruara janë: një veture Golf IV me targa vendore; substancë e dyshuar narkotike me peshë 7912 gram, një telefon.

Në vazhdimësi të hetimit të rastit, sot më 28:04-2017, Njësiti i DHTN-së Mitrovicë, me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit është kontrolluar shtëpia dhe lokalet e të dyshuarit R.D, në Mitrovicë, ku është gjetur edhe një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë me peshë prej 404.5 gram.

Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5g. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori