LAJMI I FUNDIT:

Pokemon GO vjen edhe në Apple Watch

Pokemon GO vjen edhe në Apple Watch

Në shtator, gjatë ngjarjes së Apple për prezentimin e iPhone, Niantic kishte treguar një version demo të lojës Pokemon Go duke punuar në Apple Watch. Loja ishte premtuar të vinte në këtë pajisje pak kohë më pas.

Edhepse është dashur më shumë kohë, Pokemon Go më në fund mund të çaset edhe nga ora Apple Watch.

Në platformën e orës, lojë iu jep njoftime për Pokemon-ët që janë afër, PokeStop, vezët dhe medaljet. Ju mund të mbledhni të mirat prej PokeStop nga ora juaj, mirëpo është e pamundur të kapni një Pokemon prej kësaj pajisje.

Për këtë, ju nevojitet një iPhone i cili e mbështet lojën. Pokemon Go për orën Apple Watch poashtu do të ju tregoj distancën që keni bërë për të arritur një vezë apo për të marrë një Buddy Pokemon.

Ende nuk është bërë e ditur nëse loja do të prezentohet edhe për Android Wear.