LAJMI I FUNDIT:

Pogba mungon kundër West Bromit

Pogba mungon kundër West Bromit

Paul Pogba do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj West Bromwich Albion në Ligën Premier.

Manchester Unitedi me shumë mundësi këtë të shtunë do të luaj ndaj West Bromit pa mesfushorin Paul Pogba, i cili është i lënduar, shkruan Goal.com.


Pogba tashmë ka munguar në ndeshjen e fundit ndaj Middlesbrough dhe në dy ndeshjet e Francës ndaj Luksemburgut dhe Spanjës.

Vet francezi me anë të një mesazhi ka falënderuar të gjithë për mbështetje dhe ka premtuar se do të kthehet shumë shpejtë. /Telegrafi/