LAJMI I FUNDIT:

Podolski: Wenger është super-trajner

Podolski: Wenger është super-trajner

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski, e ka cilësuar si super-trajner Arsene Wengerin dhe gjithashtu e ka lëvduar filozofinë e tij të futbollit.

“Wengeri është një super-trajner dhe një njeri i mirë. Ai komunikon shumë me të gjithë dhe e ka të qartë filozofinë e futbollit”.

“Këtu njerëzit më respektojnë shumë. Kur unë e lë fushën e stërvitjeve, nuk më përcjell askush. Jam i lumtur që kam ardhur këtu, jo vetëm për futboll por edhe pse jam përshtatur shumë mirë”, ka thënë Podolski për Kicker./Telegrafi/