0Shares

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski, beson se Topçinjtë kanë mundësi ta mposhtin ekipin bavarez në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve.

”Ata kanë luajtur në finalen e 2010-ës dhe gjithashtu edhe në finalen e vitit të kaluar”.
”Janë një klub i madh por ne kemi mundësi ta mposhtim Bayernin. Ata vërtetë kanë një ekip shumë të mirë me lojtarë të mëdhenj, siç janë Mario Gomez, Ribery, Schweinsteiger, Philipp Lahm dhe Manuel Neuer”.
“Janë dy ndeshje, një në shtëpi tjetra si mysafir dhe të dy palët kemi mundësi të fitojmë”, ka thënë Podolski për faqen zyrtare te klubit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)