LAJMI I FUNDIT:

Po luante kur rrëshqiti dhe ra në një gropë, aty zbuloi “pasuri” miliona vite të vjetër (Video)

Po luante kur rrëshqiti dhe ra në një gropë, aty zbuloi “pasuri” miliona vite të vjetër (Video)

Një djalë 9-vjeç nga Nex Mexico ishte duke shëtitur me familjen në qytetin e Las Kruses, kur u rrëzua në një gropë dhe ra mbi një fosil të vjetër plot 1.2 milionë vite.

Jud Sparsk dhe vëllai i tij kishin konstatuar se kishte rënë mbi pjesët e mbetura “të një lope të madhe”, kurse prindërit e tyre ishin të bindur se kishin rënë mbi “eshtrat e një elefanti”, transmeton Telegrafi.


Por për të hequr dilemat, kjo familje kontaktoi me profesorin e biologjisë në Universitetin e Neë Mexico, Peter Houde, i cili kishte mbledhur ekipin e tij dhe kishin gërmuar për gjashtë muaj, kur edhe zbuluan se bëhet fjalë për kafkën e stegomastodoni i vjetër 1.2 milion vjet.

Stegomastodoni është një i afërm i largët i elefantit që i ngjan mastodonit.

“Bëhet fjalë për një zbulim shumë të rrallë, është interesant se si kanë arritur ta zbulojnë këta të rinj”, ka deklaruar Houde për të përditshmen New York Times.

Kuratori i muzeut të historisë natyrore në New Mexico, Specer Lukas, ka deklaruar se në gjithë botën janë gjetur vetëm disa qindra fosile të stegomastodomit, kurse në Shtetet e Bashkuara janë shumë të rrallë.

“Falënderojmë familjen Spakrs që na ka telefonuar, pasi që po mos ta kishin bërë një gjë të tillë, apo po të ishin munduar vetë të gërmojnë, do të kenë mundur ta shkatërrojnë fosilin. Gërmimi duhet të kryhet me kujdes”, ka deklaruar Houde. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kalo në kategori