“Po luajmë qeveri, po luajmë koalicion”
“Oferta jonë për koalicion qeverisës me PDK-në është ofertë për me punu, ofertë që qytetarëve të Kosovës do t’ju sillte një të ardhme më të mirë”… Mbase, kohëve të fundit shumë shpesh dëgjojmë deklarata të tilla nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pothuajse në çdo paraqitje publike të tij, që prej lirimit nga Tribunali i Hagës për herë të dytë.
Ofertë për loalicion me kë z. Haradinaj? Me PDK-në!? Disa vite më herët, madje që prej themelimit të këtyre dy partive të dala nga krahu i luftës, vazhdimisht keni pasur “hasmëri” me kryeministrin aktual. Polarizimet dolën sheshazi madje edhe për gjëra krejt banale nganjëherë. Polemika gjithandej, dhe atë duke filluar në nivel kryetarësh partie.
Te shkojmë radhazi: Zgjedhjet nacionale të vitit 2004 nxorën si fituese LDK-në e Presidentit Rugova, pastaj PDK u radhit e dyta, AAK e treta. Kur Presidenti Rugova arriti marrëveshje me Haradinajn për bashkëqeverisje, partisë së Thaçit jo vetëm qe i mbeti “hatri”, por filluan të akuzojnë edhe për tradhti!
Më pastaj, një sërë ndryshimesh përcollën skenën politike në Kosovë, si: shkuarja e Haradinajt në Hagë, vdekja e Presidentit Rugova, lidershipi i ri i LDK-së e më pas ndarja e kësaj partie në dysh, formimi i partisë së re nga biznesmeni Behgjet Pacolli etj. Ndërkohë që jeta politike po zhvillohej dhe demokracia parlamentare po bënte hapat përpara, na gjejnë zgjedhjet parlamentare të nëntorit 2007.
Tani që PDK fiton zgjedhjet për herë të parë, Thaçi dhe Sejdiu arrijnë marrëveshje për Qeverisje të vendit. Kjo mbase edhe për faktin se kishin përafruar qëndrimet e tyre gjatë kohës sa kaluan bashkë në Ekipin e Unitetit që po negocionte me Serbinë në procesin e Vjenës , në tentim të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Koalicioni nuk i pëlqen AAK-së (tash partisë së pestë parlamentare), sepse për këtë parti është i “panatyrshëm” dhe “joparimor”.
Fillimi i prillit të vitit 2008 solli lajmin për lirimin e Ramush Haradinajt si të pafajshëm për të gjitha akuzat që ishte ngarkuar nga Tribunali i Hagës. Thaçi po përjetonte muajt e tij të parë në udhëheqje të Qeverisë. Megjithatë, nuk i bëri shumë që të organizonte pritje a protokoll shtetëror për Haradinajn, me gjasë po ndihej komod në petkun prej kryeministri.
Pak më shumë se dy vjet (prill 2008- korrik 2010) Haradinaj pati mundësinë të bëjë opozitën kundrejt Qeverisë. E pamë të jetë aktiv, shumë aktiv në akuza e kundërakuza. Si çështje ndër më të rëndësishmen aktualizoi veprimtarinë e mjegullt të SHIK-ut.
Sërish zgjedhje parlamentare (2010), sërish pa Haradinajn në Kosovë. Bile, zgjedhje për mos më keq, me parregullsi enorme të evidentuara nga organizata vendore e ndërkombëtare. Me rezultate skajshmërisht të devijuara, formohet Qeveria Thaçi 2.
Disa prej deklaratave “çimento” të zyrtarëve të AAK-së, përgjatë viteve: 1. Kurrë koalicion me PDK-në; 2. Kurrë koalicion me PDK-në përderisa Thaçi të jetë në krye të partisë; 3. Po koalicion me PDK-në, por me kusht që Ramushi të jetë Kryeministër!…
Kush e di se cila do të jetë deklarata e radhës? Sot pothuajse ndryshoi gjithçka. Jemi dëshmitarë që po zhvillohen negociata për një koalicion mundshëm. Por, a do të ishte ky një koalicioni PDK-AAK i panatyrshëm? A do të ishte një koalicion “për të mirën e vendit”? Cilat janë profilizimet e bujshme të partive në fjalë, që aq shumë u proklamuan? Kush duhet të jetë kryeministër? Apo, është kjo etje për pushtet? Z. Haradinaj, pse nuk provoni koalicion me AKR-në!? Mbase nuk do të kishit telashe për ndarjen e posteve, sepse z. Pacolli synon Presidencën, ju Kryeministrinë! Pak ironi!
Besoj, është e qartë se qeverisja aktuale nuk ka legjitimitet dhe nuk mund të punoj në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Sa më parë që na ndodhin ndryshime në qeverisje, aq më mirë do të ishte për vendin tonë. Por, le të ndodhin ndryshimet si rezultat i vullnetit të qytetarëve në një proces të rregullt zgjedhor, qoftë edhe përmes zgjedhjeve të parakohshme, pse jo. Le të mos na ndodhin ndryshime si rezultat i marrëveshjeve xhentëlmene, marrëveshjeve të “zarfit”. Të mos luajmë Qeveri, të mos luajmë Koalicion… Urojmë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Ukrainës i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj!
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert