LAJMI I FUNDIT:

Po fillon procesi i linçimit të Bashës

Po fillon procesi i linçimit të Bashës

Humbja e afro 200 mijë votave nga PD-ja po krijon një klimë linçimi të Lulzim Bashës që konvergon me largimin e tij nga kryesimi i PD-së.

Besnik Mustafajit i çoi që dje një shkrim tejet të ashpër gazetës “Panorama”, ku pasi kërkonte largimin, argumentonte: “Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë, si Edi Rama me tarafin e ti”.


Me të njëjtat tone foli edhe ish zëvendëskryeministri i Sali Berishës, Ilir Rusmaili : “Gabimi i madh i Bashës për këtë humbje që po pëson qëndron në faktin se nuk i shpjegoi shqiptarëve kush ishte qëllimi i vërtetë i marrëveshjes, kush ishte arsyetimi politik që qëndronte pas këtij bashkimi me të majtën. Ky bashkim u perceptua si një gjë e papërballueshme, e papëlqyeshme. Basha dështoi në shpjegimin e marrëveshjes dhe për pasojë mori këtë lloj vlerësimi te qytetarët”.

Edhe Edit Harxhi, ish-zëvendësministrja e jashtme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike përpara vitit 2013, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas daljes së rezultateve të para, kështu: “PD-ja ime duhet te ringrihet. Populli foli me heshtje. #Make PD Great Again”.

Por, përpos ish zyrtarëve në garë janë future edhe analistët. Gjatë gjithë paradites në emisionin special të zgjedhjeve në Top Channel u debatua si temë kryesore jo faji i padiskutueshëm i Lulzim bashës në humbje, por fakti nëse ai ka përgjegjësi vetëm për katër muajt e fundit apo për gjithë opozitën katërvjeçare. Në këtë debat shkëlqeu ish-mbështetësi i Bashës, Agron Gjekmarkaj, që e quajti humbjen një përgjegjësi historike.

“Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që Basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj.

Po t’i shtosh kësaj klime faktin se peshat e rënda të njohura si armiq të Bashës në PD, Topalli, Patozi, Bregu etj. nuk kanë folur ende situate e liderit të humbur bëhet shumë e vështirë. Ai nuk ka asnjë mundësi që të justifikojë se si e refuktoi PD-në nga 57 mandatet e 2013 në 40 deputetë sot, duke fituar vetëm një qark në të gjithë vendin – atë të Kukësit.

Dhe, duke qenë se PD ka të planifikuar për 22 korrik zgjedhjen e kryetarit të ri, duhet thënë se Basha gjendet në momentin më të vështirë të karrierës së vet. /Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori