LAJMI I FUNDIT:

Po ecte përmes një rruge, momenti kur një gruaje i bie palma mbi kokë – vdes në spital (Video,+18)

Po ecte përmes një rruge, momenti kur një gruaje i bie palma mbi kokë – vdes në spital (Video,+18)

Një grua, e cila thuhet të jetë një prezantuese e famshme televizive nga India gjeti vdekjen pasi një pemë palme u rrëzua mbi të, befasishëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Kanchan Nath (58) e cila ishte duke u kthyer nga stërvitjet e joga-s në Chembur, Mumbai, mëngjesin e ditës së enjte.


Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë ato që kanë kapur momentin tragjik, në të cilat shihet ajo duke ecur përmes një rruge në të cilat gjendeshin disa shitore ushqimore.

Zonja Nath thuhet se ishte goditur nga pema e rëndë, e cila i kishte shkaktuar dëmtime shumë të rënda dhe thyerje.

Dëshmitarët kishin nxituar për ta ndihmuar atë duke i larguar pemën dhe duke e dërguar atë në spital, ku ajo kishte vdekur, kryesisht shkaku i dëmtimeve në tru. /Telegrafi/