LAJMI I FUNDIT:

BE po i bën presion Serbisë për kodin telefonik!? (Video)

BE po i bën presion Serbisë për kodin telefonik!? (Video)

Çështja e kodit telefonik shtetëror, marrëveshje kjo e arritur në mes të palës kosovare dhe serbe në Bruksel, tashmë ka kaluar në nivel të Bashkimit Evropian.

Ky institucion ka marrë përgjegjësinë që të bind palën serbe të zbatojë marrëveshjen.Kështu është shprehur në një intervistë për Tribuna Channel, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e kthyer nga negociatat e fundit që ka zhvilluar në Bruksel.


Sipas saj me presionin e BE-së, shumë shpejt Kosova do të këtë kodin e saj telefonik, por nuk precizon data.