LAJMI I FUNDIT:

Plisat fillojnë aksionin bamirës “Ndihmo edhe ti”

Plisat fillojnë aksionin bamirës “Ndihmo edhe ti”

Në profilin e tyre në Facebook, Plisat njoftojnë se aksioni bamirës do të fillojë nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më 29-tw dhjetor.

“Fëmijëve të dëshmorëve, fëmijëve të invalidëve të luftës, fëmijëve të varfër, fëmijëve të sëmurë nëse jo çdo ditë, atëherë një herë në vit mundemi që t’u ofrojmë ndjenjën se edhe dikush tjetër mendon për ata. Kanë nevojë për ngrohtësi, për buzëqeshje për afërsi”.

“Bëhu pjesë e kësaj fushate, ndihmo edhe ti që këta fëmijë t’i gëzohen festave të fundvitit”.


Pikat e grumbullimit të të hollave: Fan Club Plisat, Sheshi Nënë Tereza, Bamboo, Konak, 01 Cafe, Annex, Madeks (ish Tuksi), Rron, Filikaqa ose në xhirollogarinë FanClubPlisat 1700200100137331 NLB Prishtina.

Aksioni ia fillon prej 19 dhjetor deri 29 dhjetor.

Ndihma juaj sa do që keni mundësi do të thotë një buzëqeshje më shumë për fëmijët në nevojë.

Mos hezito, “Ndihmo edhe Ti” – shkruajnë Plisat. /Telegrafi/