LAJMI I FUNDIT:

Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (Videon)

Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (Videon)

“Be” sipas kanunit ishte i gatshëm ta bënte presidenti i vendit Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë ky do të hiqte fajin për një akuzë që Imer Imeri po ia bënte të ish-drejtorit politik të UCK-së se dinte se kush ia kishte vrarë vëllain Hakiun, 17 vite më parë. Ky shfajësimi përmes Kanunit e bindi atë ta shfajësojë Thaçin.

Por, është një pleqnar nga Vushtrria që tregon se si kryet ky zakon kanunor. Sipas Ali Jonuzit, që njihet si Ali Pasoma, për shfajësim të një gjaku duhen 24 betarë. Gjysmën e tyre e cakton i akuzuari e gjysmën tjetër familja që e akuzon një person të caktuar.

Imer Imeri: Presidenti Thaçi “bën be” se nuk ka gisht në vrasjen e Haki Imerit (Video)
Lexo po ashtu Imer Imeri: Presidenti Thaçi “bën be” se nuk ka gisht në vrasjen e Haki Imerit (Video)

Bindja e pleqnarëve nuk është e lehtë. Sipas tij, nëse nuk ka be nga të gjithë, gjaku nuk shpëlahet.

Rrahman Lajqi, pleqnar tjetër nga ana e Dukagjinit, e përgëzon Thaçin për gatishmërinë që të bëjë be. Madje thotë se ndihet mirë që Kanuni po aplikohet.

Por, njohësi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, Ehat Miftaraj, rastin kur një president vendi thirret në Kanun quan të papranueshëm. Ai madje vlerëson se në rastet penale, as e drejta zakonore nuk mund të merret parasysh.

Ndryshe, mësuesi dhe aktivisti i LDK-së nga Vojniku i Skenderajt, Haki Imeri, ishte vrarë me 2 nëntor të vitit 1999. Dorasit e tij ende nuk janë zbardhur.

Nga Presidenca nuk ka pasur deri më tani një reagim lidhur me çështjen e besë, së përmendur nga familjarët e Imerit. /Klan Kosova/