LAJMI I FUNDIT:

Platforma serbe: Plan për ta fituar maksimumin në Kosovë

Platforma serbe: Plan për ta fituar maksimumin në Kosovë

Platforma e Serbisë për Kosovën, në formën se si është prezantuar, është e papranueshme si për palën shqiptare, ashtu edhe për BE-në. Por, kjo është bërë me qëllim që në fund të negociatave serbët të fitojnë maksimumin e mundshëm, ka thënë një burim nga kreu i qeverisë së Serbisë.

“Duam që pala shqiptare të vije në pozicionin që bashkësia ndërkombëtare t’i thotë se nuk mund ta refuzojnë çdo propozim. E ne e dimë se platforma është e paqëndrueshme në këtë formë. Serbia do të detyrohet të shpërbëjë institucionet në veri të Kosovës në formën që tashti ekzistojnë, por do të mbetet shëndetësia dhe arsimi”, thotë bashkëbiseduesi i ditores “Kurir”.

Sipas informatave jozyrtare, termi "Ushtria e Shqipërisë" është vënë në platformë “që të gëzohet pala e Kosovës”.


“Platforma bazohet në realitetet në terren. Fakti që Serbia nuk është atje dhe nuk e ka ushtrinë e saj dhe propozimi që garantuese të sigurisë në Kosovë të jenë BE, Ushtria e Serbisë dhe Ushtria e Shqipërisë është real dhe mund të frymëzonte besimin e shqiptarëve dhe serbëve”, shtonë burimi, sipas të cilit platforma nuk do të jetë si kjo që është propozuar dhe se duhet “lexuar mes rreshtave”. /Telegrafi/