LAJMI I FUNDIT:

“Platforma e shqiptarëve nuk e rrezikon Maqedoninë” (Video)

“Platforma e shqiptarëve nuk e rrezikon Maqedoninë” (Video)

Platforma e përbashkët e shqiptarëve nuk prek në shtetësinë e Maqedonisë, nuk provokon etnitete tjera. Kështu ka deklaruar ish ministri Mersim Pollozhani në emisionin “Arena”,  duke shtuar se platforma ishte një domosdoshmëri e kohës dhe vendit.

Ajo është vetëm një trajektore se si duhet të lëvizë politika shqiptare, si duhet të veprojnë partitë politike shqiptare që kanë marrë pjesë dhe që do të marrin pjesë në Parlamentin e Maqedonisë. Ajo është një udhërrëfyes se çka është e përbashkëta e shqiptarëve, udhërrëfyes si duhet ta bashkërendisin veprimin e tyre politik pa marrë parasysh bindjet ideologjike”, ka deklaruar Mersim Pollozhani, ish ministër.


Nga ana tjetër, profesori universitar Mersim Maksuti, vlerëson se si rezultat i keqqeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, erdhi deri te formulimi i kësaj platforme të përbashkët, e cila sipas tij, duhet analizuar në shumë aspekte.

“Është një marrëveshje që duhet analizuar nga më shumë aspekte që ne të gjykojmë dhe analizojmë pse e kemi pikërisht. Më shumë analiza, më shumë qasje kërkon sepse e kemi si rezultat i më shumë faktorëve, sepse në të kundërtën do të themi se pikat të cilat i parasheh kjo marrëveshje, si ato katër që janë pak më të ndijshme, që ka të bëjë me çështjen e shtetformësisë, me çështjen e përdorimit zyrtar dhe të plotë të gjuhës shqipe, me ndarjen e buxhetit”, ka thënë Mersim Makusti, profesor universitar.

Platforma e përbashkët e partive shqiptare u publikua të shtunën më 7 janar, ndërsa është nënshkruar nga BDI-ja, koalicioni “Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori