LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit (Video)

Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit (Video)

Një person është plagosur rreth orës 4:20 të mëngjesit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Ky person ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

“Rasti është cilësuar si tentim-vrasje, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet”.

“Një person është arrestuar, ndërsa 3 të tjerë të dyshuar për këtë rast janë identifikuar nga Policia dhe janë në kërkim”.

Video: IndeksOnline