LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë komisioneri i PS-së

Plagoset me armë komisioneri i PS-së

Vetëm disa orë Shqipërinë e ndajnë nga zgjedhjet, ndërsa incidentet vijojnë të shënohen.

Në orët e mesnatës është plagosur me armë një shtetas në Laprak. Mësohet se i plagosuri është Arjan Rrahmani, 32 vjeç, komisioner i Partisë Socialiste. Ngjarja ka ndodhur afër zyrës së Partisë Demokratike, ndërkohë i plagosuri është transportuar në Spitalin Ushtarak i Tiranës. Policia deri tani ka ndaluar tetë shtetas, në kërkim të autorit të plagosjes. /Telegrafi/