LAJMI I FUNDIT:

Pjestarët serbë në FSK: Ia kalojmë shumë mirë së bashku (Video)

Pjestarët serbë në FSK: Ia kalojmë shumë mirë së bashku (Video)

Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës do të jetë një proces i mirëpritur dhe jo shqetësues për të gjthë pjesëtarët e komuniteteve që shërbejnë në kazermat e Kosovës.

Ata tashmë ka vite që kanë ndërtuar një haromoni të përbashkët dhe të gjithë i shërbejnë flamurit të Kosovës, pavarësisht komunitetit që i përkasin.


Millosh Denish, pjesëtar i Kazermës ‘Newborn’ në Gjilan nga komuniteti serb, është shprehur për Tribuna Channel se është një kohë të gjatë në këtë kazermë dhe ka kaluar shumë mirë me të gjithë kolegët pavarësisht nga cili komunitet vijnë.

Okan Sadiku nga komuniteti turk thotë se ka 7 vite që shërben në FSK dhe ka nënvizuar se të gjitha komunitetet që shërbejnë angazhohen për t’i përmbushur kapacitetet operacionale.

Për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë kanë folur edhe pjestarë të tjetë nga komuniteti serb e shqiptar. /Tribuna/