LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtari i Njësisë Speciale paguhet tri herë më pak se një deputet i Kosovës (Video)

Pjesëtari i Njësisë Speciale paguhet tri herë më pak se një deputet i Kosovës (Video)

Pjesëtaret e Njësisë Speciale të Kosovës edhe pse janë më të rrezikuarit në ruajtje të sigurisë dhe në zbatueshmerinë e rendit dhe sigurisë, ata paguhen shumë pak. Pagat e tyre janë shumë më të vogla se paga e një deputeti apo edhe cilitdo anëtar të bordeve në ndonjërën nga agjencitë e pavarura në vend.

Madje, një pjesëtar i Njësisë Speciale nuk ka ndonjë dallim në pagë në krahasim me pagesën që shteti i jep një polici të trafikut rrugor, që për nga rrezikshmëria në punë cilësohet shumë më e vogël. Me të gjitha shtesat e rrezikshmërisë, paga e tyre mujore nuk e kalon shumën prej 550 eurosh.


Shpresë e vetme që diçka mund të ndryshojë për Policinë mbetet Ligji i ri për paga, i cili shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi Hoxha, pa dashur të hyjë në detaje se sa paguhen pjesëtarët e policisë, thotë se në përgjithësi paga e një pjesëtari të Njësisë Speciale është nën mesataren e meritës.

“Ka shtesa të rrezikshmërisë, ka shtesa të nderimit të natës, shtesa e rrezikshmërisë tek ne nuk është fikse, mirëpo dallon nga pozita ose nga vendi i punës me rrezikshmërinë që përcaktohet. Nëse ne flasim për Policin në kuadër të shtesave, shtesat tona kanë qenë të kategorisë nga 105 euro deri në 200 euro maksimumi… Të gjitha këto shtesa nuk e përmbushin nevojën elementare financiare të policit i cili punon në Njësi të veçanta dhe është i rrezikuar në çdo moment. Mirëpo të jeni të bindur se është nën mesataren që mund të merr një polic i Njësive të Veçanta. Ose mund ta kaloj ose nuk mund ta kaloj më shumë se 550 euro. Tek ne rrezikshmëria dallon, dhe paga bazë për të gjithë është e njëjte. Natyrisht që niveli i policit të trafikut mund të jetë i një rrezikshmërie pak më të ulët në krahasim me njësitë e veçanta“, tha Kamberi Hoxha për KosovaPress.

Ndërkohë, kryetarja e Sindikatës së PK-së thotë se edhe me projektligjin e ri është paraparë të ulen pagat, por shpreson që me ligjin e ri Polica të ketë pagën bazë më të fortë.

“Ne kemi llogarit, që paga e policit të jetë një pagë bazë e fortë dhe natyrisht me pëlqimin e 25 përqindëshit që tani është në Ligjin e punës do të ishte e mjaftueshme, ta themi ashtu… Sepse e mjaftueshëm asnjëherë nuk është për disa kategori të disa policëve për shkak të natyrës së punës dhe aksioneve”, tha Kamberi Hoxha.

Ajo po ashtu tha se ka marre premtime nga ministri i Administratës Publike, që shtesat që janë sot me sistemin e rritjes nuk do të lëvizin, por që do të ndryshojë skema e cila do të ketë pak ngritje dhe jo ulje në programin e ri të projektligjit për paga.

Se policët e njësive të veçanta në Policinë e Kosovës, nuk i kanë pagat mjaftueshëm të arsyetuar për punën dhe rrezikshmërinë që kanë detyrat e tyre, pajtohet edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Valdet Hoxha. Hoxha tha me avancimet që po tregon Policia, shpresohet që me ligjin e ri do të aprovohen kategorizimet edhe në pagat për Policinë.

“Qeveria e ka proceduar ligjin për kategorizimin e pagave. Besoj që shumë shpejt do të harmonizohet dhe në Komisionet përkatëse në Kuvend. Ligji do t’i ndaj në mënyrë parimore kategoritë dhe pastaj do të bëhet specifikimi varësisht prej organizatës buxhetore që parashihen në ligj. Natyrisht MPB asnjëherë nuk ka ndërhyrë në politikat operacionale të Policisë, në këtë rast gjithë planet operative bëhen në mënyrë të pavarur. Policia e Kosovës e vlerësojnë situatën e rrezikshmërisë, numrin e pjesëtareve të cilët duhet të ndërhyjnë, e kështu me radhë… E rëndësishme është që këta djem në vazhdimësi kanë bërë një punë të mirë… Vazhdimisht Policia e Kosovës qëndron në top vlerësimet nga matjet të ndryshme qoftë nga organizata vendore dhe ato të huaja. Kjo është vërtet me të bërë krenar për një Polici çfarë e kemi. E mira është se avancimi i Policisë po vazhdon çdo ditë e më tutje”, tha Hoxha.

Ai tregoi MPB-ja nuk mund të ndërhyj në paga të Policisë së Kosovës, por tha se 90 për qind e buxhetit të MBP-së i takon Policisë dhe kështu përllogaritet që është organizata më e madhe në kuadër të MBP-së.

Nga ana tjetër, Avdullah Hoti, ministër i Financave, tha se me ligjin e ri për pagat nuk do të ketë ulje të pagave, por përkundrazi disa kategori si Polica, punonjësit e shëndetësisë dhe organe të tjera të drejtësisë, nuk do të preken.

“Askujt nuk i zvogëlohet paga. Në veçanti në arsim, shëndetësi në Polici, në organet e drejtësisë dhe në disa institucione bazike. Atë që e bënë ky ligj është harmonizim i pagave në mes të institucioneve të ndryshme. Evitim i parregullsive që kanë qenë deri tash. Sepse personi i njëjtë në pozitën e njëjte për punë të njëjte është paguar ndryshe në institucione të ndryshme”, tha Hoti.

Përndryshe, Policia e Kosovës në buxhetin e këtij viti do të marrë 87, 754 euro./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori