LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtaret e ISIS vishen si femra për të ikur nga Mosuli (Foto)

Pjesëtaret e ISIS vishen si femra për të ikur nga Mosuli (Foto)

Qyteti i Mosulit në fillim të këtij muaji ka festuar çlirimin nga terroret e ISIS-it, pas një beteje 9-mujore mes ushtrisë Irakiane dhe asaj të ISIS.

Tani që qyteti i Mosulit është çliruar, shumë pjesëtarë të ISIS janë burgosur nga forcat irakiane.


Për t’i ikur burgosjes me qëllim që të shkojnë në vende tjera jashtë Mosulit, disa pjesëtarë të ISIS janë maskuar sikur femra, por ata kishin harruar se qimet e mjekrës do t’ua bënin të pamundur daljen e lirë nga vendi.

Me rroba femrash, makijazh në fytyrë dhe shamia koke, të ashtuquajturit xhihadistë duket se i kishin menduar të gjitha përveç faktit që mjekra mashkullore do të ishte ajo që do ta bënte arratisjen e tyre të pamundur, shkruan CNN.