LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e parë: Kosova shkon në pushim me një pikë epërsi ndaj Maqedonisë

Pjesa e parë: Kosova shkon në pushim me një pikë epërsi ndaj Maqedonisë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka mbyllurr me epërsi pjesën e parë të takimit kundër Maqedonisë që po e zhvillon në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Skuadra mysafire e nisi më mirë sfidën dhe vazhdoi të luante më mirë në të dy çerekët e pjesës së parë duke e mbyllur atë me rezultat 40-41.


Theksojmë se ndeshja është duke u zhvilluar pa tifozë, pasi që përmes një njoftimi nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë (MKF) për shkaqe sigurie nuk pati shitje të biletave për këtë ndeshje dhe ky vendim është marrë në konsultim me autoritetet kompetente.

Kujtojmë se në takimin e parë të luajtur në Prishtinë, Kosova e mposhti Maqedoninë me shifrat 72-68, por përfaqësuesja jonë në mesjavë pësoi disfatë (76-50) në Tallinn nga Estonia.

Kosova dhe Maqedonia po luftojnë për pozitën e dytë që i dërgon në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror, “Kina 2019”. Maqedonia ka bilanc prej dy humbjesh e asnjë fitoreje në grup, kurse Kosova ka bilanc një fitore dhe një humbje.

Dhe me fitore në këtë sfidë, Kosova do të vazhdonte tutje në kualifikime së bashku me Estoninë, duke e eliminuar kështu Maqedoninë. /Telegrafi/