LAJMI I FUNDIT:

Pirja e verës ul harxhimet tjera rreth shëndetit

Pirja e verës ul harxhimet tjera rreth shëndetit

Departamenti i Shëndetësisë në SHBA ka udhëhequr një studim për të provuar nëse do të duhej të financonte një përpjekje me qëllim të dekurajojë përdoruesit e alkoolit...

Hipoteza ishte se reduktimi i alkoolit do të kursente harxhimet e parave. Një problem i vogël: studimet gjetën se pirja e verës në fakt ul shpenzimet për kujdesin shëndetësor.

Duke shfrytëzuar të dhënat e grumbulluara për një periudhë më shumë se pesë vjeçare në mbi 4.000 të moshuar në disa vende të Amerikës, studimet kanë gjetur se pirësit e lehtë dhe ata mesatar të verës kursejnë çdonjëri rreth 400$ çdo vit.


Studimi u bazua në çmimet e atjeshme të shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor, kohën e qëndrimeve në spital dhe koston e qëndrimit. Njerëzit që konsumonin 6 deri në 13 gota verë çdo javë (ose një deri dy gota çdo ditë), kishin harxhime më të pakta për kujdesin shëndetësor, krahasuar me ata që nuk pinin ose që pinin së tepërmi. Të dy këta grupet e fundit harxhonin një sasi përafërsisht të njëjtë të parave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori