LAJMI I FUNDIT:

Pirja e rregullt e alkoolit, mund të ulë rrezikun e artritit

Pirja e rregullt e alkoolit, mund të ulë rrezikun e artritit

Sipas një studimi të ri, pirja e alkoolit në mënyrë të moderuar mund të zvogëlojë rrezikun e artritit reumatoid.

Disa konsumues të rregullt të alkoolit kishin gati gjysmën e shanseve për të zhvilluar gjendjen paralizuese se sa ata që rrallë pinë. Hulumtuesit zbuluan lidhjen pas kryerjes së një rishikim të gjerë të studimeve të mëparshme që shihte në rolin e alkoolit dhe artritit reumatoid.

Rezultatet e publikuara në revistën “Rheumatology”, sugjerojnë se pak pije në javë mund të ketë një efekt mbrojtës kundër sëmundjes. Edhe pse hulumtimi i fundit nuk gjen arsyet përse një pije e rregullt mund të ofrojë disa mbrojtje, hulumtimet më parë sugjeronin se ajo mund të jetë për shkak se alkooli duket të ndikojë në rënien e inflamacionit në trup dhe gjithashtu ka një efekt të butë të dhimbjes vrasëse.

Artriti reumatoid është shkaktuar kur sistemi imunitar, shkon në veprim të panevojshëm, duke sulmuar nyjet dhe nganjëherë pjesë të tjera të trupit. Arsyet pse, mbeten ende një mister, por disa prova sugjerojnë se ekspozimi ndaj infeksionit të butë mund të jetë e mjaftueshme për të nisur këtë reagim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori