LAJMI I FUNDIT:

Pique jep bekimin e tij për Valverden

Pique jep bekimin e tij për Valverden

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ka dhënë bekimin e tij për klubin që të emërojë Ernesto Valverden në stolin Blaugranë duke lavdëruar punën e tij të madhe në Athletic Bilbao.

Largimi i 53-vjeçarit nga San Mames u konfirmua më herët këtë javë dhe është favoriti kryesor për të zëvendësuar Luis Enriquen që do të largohet nga Camp Nou.

Barcelona arrin marrëveshje me Valverden?
Lexo po ashtu Barcelona arrin marrëveshje me Valverden?

Njëri nga yjet kryesorë të skuadrës, Pique, e vlerëson pozitivisht Valverden dhe e sheh si opsion të mirë për stolin e skuadrës.

“Ernesto ka bërë një punë të madhe në Athletic gjatë viteve të fundit”, iu ka thënë fillimisht Pique gazetarëve spanjollë.

“Ai luajti këtu në Barcelonë si lojtar dhe mendoj se ai mund të jetë një opsion i mirë, por natyrisht ka edhe kandidatë të tjerë”, përcjell Telegrafi.

Valverde dëshiron Herreran te Barça
Lexo po ashtu Valverde dëshiron Herreran te Barça

“Unë nuk mund të vendos veten për askënd dhe nuk e di kush do të jetë menaxheri i ardhshëm, por kjo nuk është e rëndësishme. Nuk është puna ime dhe nuk kam vënë shumë mendime në të”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Valverde luajti për Blaugranët midis viteve 1988 dhe 1990, duke fituar titullin e Copa del Rey dhe Kupën e Fituesve të Kupës UEFA. /Telegrafi/