LAJMI I FUNDIT:

Pilula që kthjell brenda pak sekondave

Pilula që kthjell brenda pak sekondave

Shkencëtarët ia kanë dalë që ta zhvillojnë një vaksinë, e cila minjtë e dehur të laboratorit i kthjell brenda vetëm pak sekondave dhe besojnë që ky zbulim mund të sjellë deri te një klasë krejtësisht e re e ilaçeve.

Profesorët nga Universiteti Los Angeles, Yunfeng Lu dhe Cheng Ji, u kanë injektuar minjve të dehur nanokapsula që kanë përmbajtur dy enzime, ndërsa rezultatet kanë treguar se ata minj janë kthjellur dukshëm më shpejtë sesa minjtë të cilëve nuk u ishin injektuar enzimat.

Gjatë këtij procesi arrihet deri te mbështjellja e enzimave për shpërbërje të alkoolit në nanokapsula dhe injektimin e tyre në organizëm.


“Kjo është sikur në stomak të kesh miliona qeliza të mëlçisë të cilat ndihmojnë që të shpërbëhet alkooli”, ka deklaruar Lu. Ueb-sajti ‘Gizmodo’ shkruan se i tërë trajtimi ende gjendet në fazën e testimit dhe se do të kalojë një kohë e konsiderueshme para se vaksina të testohet në njerëz.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori