LAJMI I FUNDIT:

Pikët për Arsenalin do të vijnë

Pikët për Arsenalin do të vijnë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se skuadra e tij do të përmirësohet në pjesën e dytë të sezonit dhe do të fitojë pikë të mjaftueshme për të konkurruar për pozitat e para në tabelë.

Topçinjtë janë në pozitën e shtatë në tabelë, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me fitore eventuale në atë takim do ta zinin pozitën e katërt.

“Jemi prapa me planin dhe duhet t’i fitojmë pikët që nuk i kemi aktualisht. Thjesht duam ta fitojmë ndeshjen e radhës”.


“Mbi të gjitha, e rëndësishme për ne është që ta përmirësojmë cilësinë e lojës sonë dhe të fokusohemi aty. Pikët do të vijnë”, u ka thënë francezi gazetarëve. /Telegrafi/