LAJMI I FUNDIT:

Pije pa limit dhe krejt falas, në Pomo (Video)

Pije pa limit dhe krejt falas, në Pomo (Video)

Për të gjithë dashamirët e ushqimit fast food dhe picave, në rrjetin më të madh të restoranteve në Kosovë – Pomo – tash e tutje, mund të pini Coca Cola pa limit dhe krejtësisht falas, gjë e cila nuk është parë kurrë në tregun kosovar.

Rrjeti më i madh i restauranteve në Kosovë, POMO, në mënyrë simbolike, duke ju kërkuar ta sfidoni kampionin e pirjes së Coca Cola-ve, ju fton që të bëheni pjesë e kësaj gare. Ata madje përmes realizimit të një video, kanë ilustruar garën për konsumuesin më të madh të pijes së njohur.

Ndryshe, Pomo është rrjet i cili është shtrirë në disa qytete të Kosovës./Telegrafi/