0Shares

Përbërësit:

▪ Proshutë
▪ Karota
▪ Qepë
▪ Hudhër
▪ Salcë domatesh
▪ Krem qumështi
▪ Domate
▪ Lëng nga pula e pjekur, apo supë pule
▪ Gjethe dafine
▪ Miell
▪ Djath mocarella

Përgatitja:

Skuqeni proshutën me karota, qepë dhe hudhër, për pesë deri në dhjetë minuta. Pastaj, shtoni sosin e domateve dhe miellin për trashje.

Kur të trashet masa, vëni në një enë më të madhe, shtoni lëngun nga pula e pjekur dhe vëni gjethet e dafinës.

Pasi të zihet për 25 minuta, shtoni kremin e qumështit.

Këtë masë, vëni në pjatë të ndara dhe vendosini sipër djathin mocarrella, si dhe disa copa proshute.

Piqeni në skarë, derisa të shkrihet djathi dhe të merr ngjyrën e arit.

Hajeni këtë picë në formë supe, me bukë të nxehtë apo të thekur. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)