LAJMI I FUNDIT:

Pica siciliane

Pica siciliane
-->

Përbërësit:

* 1 masë brumi për pica
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 filxhan çaji salcë domatesh
* 6 ullinj të zinj pa bërthama
* 6 ullinj të gjelbër pa bërthama
* 1 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë (Parmigiano)
* 3 fileta sardele konservë, të kulluara nga vaji të prera hollë
* pak miell misri

Përgatitja

1. Merrni një llamarinë furre dhe vendoseni në furrë të nxehtë. Lëreni për 30 minuta në temperaturën maksimale.

2. Vendoseni brumin në një sipërfaqe të pudrosur me miell dhe mbrujeni. Hapeni me petës në formë disku me trashësi 6 cm dhe diametër rreth 26 cm.

3. Mbi një tryezë kuzhine hidhni miell misri. Në të shtroni petën e picës. Lyejeni sipër me vaj ulliri dhe shtroni salcën e domates. Më pas ullinjtë, sardelet, djathin e grirë kaçkavall dhe spërkatin i me pak vaj ulliri.

4. Vendoseni picën mbi llamarinën e furrës dhe piqeni për 6-8 minuta.

/Telegrafi/