LAJMI I FUNDIT:

Piazon huazohet te Malaga

Piazon huazohet te Malaga

Mesfushori ofensiv i Chelseat, Lucas Piazon, do t’i bashkohet Malagas deri në fund të sezonit – ka konfirmuar Rafael Benitez.

18-vjeçari nënshkroi për Blutë në vitin 2011, ndërsa meqë mundësitë për të luajtur në formacionin bazë janë shumë të vogla, ai do të kalojë te klubi spanjoll.

Lojtari i ri do të përpiqet që të përfitojë eksperiencë nën drejtimin e Manuel Pellegrinit.


Malaga aktualisht është në vend të pestë në La Liga, ndërsa merr pjesë edhe në Ligën e Kampionëve, ku do të ketë punë me Porton në 1/8 e finales. /Telegrafi/