LAJMI I FUNDIT:

Phatooni, artisti i parodive interesante që synon Hollywoodin

Phatooni, artisti i parodive interesante që synon Hollywoodin

Artisti i ri Phatooni është bërë një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar. Ai ka realizuar disa projekte mjaft interesante, si parodia e këngës “Bonbon” të Era Istrefit, apo e folura në shumë dialekte.

Me prejardhje është nga Tetova, dhe studion për “Artet Vizuale dhe Media”, teksa në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, 19 vjeçari rrëfen më shumë rreth projekteve të reja, dhe suksesin e parodisë interesante “Llom llom”.


Faton, jeni marrë me disa parodi interesante, e fundit ishte “Bonbon” e Era Istrefit, si ju lindi ideja që të realizoni diçka të tillë?

Unë jam tip që e ndjek shumë edhe artin e huaj e sidomos atë Amerikan. Kam parë që paroditë janë një pjesë e rëndësishme për të lëshuar kritikën nëpërmjet një forme tjetër arti. Tek arti shqiptar kam parë që mungon parodia dhe gjithmonë kam besuar se nëse e bëj unë një formë të tillë arti mund ta bëj mirë. Mos lëmë pa përmendur faktin se unë nuk bëj vetëm parodi por unë bëj skeçe dhe “vines”. Qëllim kam të arrij një autoritet si “social media sensation”.

Kemi parë gjithashtu se dini të flisni shumë dialekte të gjuhës shqipe, i keni përmbledhur në një video. Po kjo ide nga ju doli?

E folura në dialekte të ndryshme është një aftësi imitimi e kjo nënkupton që personi arrin ti spikat detajet e vogla të një karakteri. Këtë aftësi besoj që e kam dhe kam provuar ta nxjerr në pah. Në atë video unë imitoj disa prej dialekteve që i njoh më së miri dhe sigurisht që janë më karakteristike.

Jetoni në Tetovë, me çfarë merreni në përditshmëri?

Përditshmëria ime është puna që unë bëj. Shkruaj skenare, inçizoj video, bëj montazh të videove, takohem me shumë persona, kaloj kohë nëpër kafene, shëtis nëpër natyrë gjë që më ndihmon në krijimin e ideve përshkak se idetë nuk mund të lindin në një vend të rrethuar me katër mure.

”Bükwalisht” ka qenë një skeç i ideuar nga ju. Çfarë teme trajtonte ky projekt?

Ky projekt përbëhej prej 7 skeçeve të shkurtra nga 2-3 minuta. Skeçet kishin përmbajtje sociale ku jepej një mesazh apo një kritikë si dhe nxirrte në pah disa prej të metave që i kemi si shoqëri me qëllim përmirësimin e tyre.

Jeni marrë edhe me kritika. Keni kritikuar disa reperë shqiptarë. Çfarë keni kundër tyre?

Nuk kam asgjë kundër reperëve por ndoshta kundër veprimeve që disa bëjnë. Hip-Hopin e kam dëgjuar më herët dhe besoj që Hip-Hopi shqiptar ka vlera të jashtëzakonshme në Hip-Hopin botëror dhe besoj se nuk duhet të tolerojmë që dikush ti ulë këto vlera. Gjithsesi unë kam respekt për të gjithë reperët shqiptar.

Cilat janë projektet tjera interesante që presim nga ju?

Besoj që do vazhdoj të njëjtin ritëm me video skeçe të shkurtëra dhe “vines” por tanimë do jenë edhe më profesionale përshkak se dua të rris nivelin e skeçeve. Ndoshta do ketë një “Bukwalisht 2” gjatë verës së 2017 si dhe një parodi tjetër por tanimë të një hiti botëror dhe jo shqiptar.

Na thuaj diçka rreth Fatonit. Keni studiuar? Jeni në ndonjë lidhje?

Fatoni është një 19 vjeçar si gjithë të tjerët por me një dëshirë për të përmirësuar dhe avancuar artin shqiptar duke u nisur nga vetja. Fatoni studion “Arte Vizuale dhe Media” në një universitet privat në Shkup. Jam në lidhje gati 4 vite, i dashuruar dhe i lumtur.

Çfarë i mungon sipas mendimit tuaj artit shqiptar?

Besoj se e kam përmendur në përgjigjet e mëparshme por do e përsëris pak më konkretisht. Ne kemi artistë të mëdhenj si dhe vepra të mëdha arti. Kemi gjithashtu edhe kushte perfekte për të zhvilluar artin por kemi një pengesë të madhe që quhet “dembelizëm”. Shpresoj që unë të jem shembull për artistë tjerë se nuk duhen kushte për të bërë diçka të bukur artistike por mjafton dëshira dhe vullneti për ta bërë atë.

Faton, na trego ku do të shohim pas një viti?

Shpresoj që karriera ime të ketë rritje dhe si gjithë të tjerët synoj “Hollywoodin” po nuk besoj se kjo mund të arrihet për një vit. Fatonin pas një viti do e shihni në të njejtin kanal në youtube dhe facebook por me më shumë video profesionale dhe besoj me më shumë përkrahës. Ndoshta edhe ndonjë film shqiptar.

Cila është ëndërra jote?

Ëndrra ime është Hollywoodi përmes shprehjes së ideve me anë të filmit që domethënë të bëhem regjisor dhe aktor.

Kush ju ka ndihmuar që të ju njohin si artisti që theu tabutë dhe u bë i njofshëm?

Duke filluar që në fillim me ndihmën e shoqërisë së ngushtë në realizimin e projekteve të para, pastaj Hasim Memishi që më ndihmoi në depërtimin nëpër Televizione si dhe mos harrohet mbështetja e pakompromis e Telegrafit dhe sidomos Telegrafi Maqedoni.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori