LAJMI I FUNDIT:

Peshku që ngjan me Donald Trumpin (Foto)

Peshku që ngjan me Donald Trumpin (Foto)

Steve Collins ka qenë me familjen e tij në një qendër tregtare në Mançester të Anglisë, kur e ka parë një peshk misterioz që ngjante me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Gjallesa e ujit ka një zgjatim sipër fytyrës, që duket si flokët e krehura në mënyrë të veçantë në kokën e miliarderit të transformuar në politikan, transmeton Telegrafi.


Ngjashmëria e çuditshme mes peshkut dhe Trumpit

Madje, edhe goja dhe sytë e peshkut të vogël kanë një ngjashmëri me ato të presidentit amerikan.

“Ta bëjmë akuariumin të mirë sërish”, është një koment lidhur me rastin, që krahasohet me moton të cilën e përdornin republikanët gjatë zgjedhjeve presidenciale. /Telegrafi/