LAJMI I FUNDIT:

Peshk i pjekur me presh

Peshk i pjekur me presh

Përbërësit për 4 persona:
* l filxhan presh i prerë në feta
* 2 domate të prera
* l thelb hudhër, e grirë
* 2 lugë vaj ulliri
* 4 fileta peshku, si shojzë ose merluc
* 4 lugë lëng limoni i freskët
* kripë dhe piper i zi i sapo bluar

Përgatitja:
1. Ngrohim furrën në 220 gradë.


2. Në një enë bashkojmë preshin, domatet, hudhrën dhe vajin. I shtojmë kripën dhe piperin për shije. E hedhim përzierjen në një tavë (të madhe sa t’i nxërë të gjitha filetat në një shtresë të vetme). Vendosim filetat mbi përzierjen e perimeve në një shtresë të vetme. I spërkas im me lëng limoni.

3. I pjekim për 20 minuta ose derisa peshku të fillojë të ndahet në fletë dhe perimet të jenë zbutur.
/Telegrafi/