LAJMI I FUNDIT:

Pesëdhjetë vjet nga Vera e Dashurisë – lëvizja që ndryshoi botën!

Pesëdhjetë vjet nga Vera e Dashurisë – lëvizja që ndryshoi botën!

Para 50 vitesh, në San Francisko nisi lëvizja Hippy – e fëmijëve të luleve. Banorët thonë se dashuria ia hapi rrugën pasurisë dhe individualizmit. Por, a është qyteti i njëjtë si dikur…!?

Isaia Wolfe, endet në rrugët e lagjes së famshme Haight-Ashbury, për të kërkuar dashuri.

“Jemi këtu për të përjetuar dashurinë e vendit”, thotë ai. “Këtu të trajtojnë si njeri, si askund tjetër në vend”.

Edhe artistja Sunshine Powers thotë se e ndjen ndikimin e asaj vere, kur 100 mijë hipikë shndërruan lagjen në një kala kulturore.

Roku, hipikët dhe bota që nisi të ndryshojë në San Francisco: Si Baba, si Djali, si Ferri!
Lexo po ashtu Roku, hipikët dhe bota që nisi të ndryshojë në San Francisco: Si Baba, si Djali, si Ferri!

Nëse shkoni në San Francisco ju mund të mbani lule në flokë, por patjetër merreni me vete kartën e kreditit, sepse Vera e Dashurisë sot i takon historisë. Idila bohemiane e Allen Ginsbergut, Ken Keseyt dhe Merr Prankstersit nuk ekziston më. Tingulli i këtij qyteti, që dikur i referohej rokut psikodelik, sot ndërlidhet veç me paratë. Ky sot është një nga qytetet më të shtrenjta e më të pabarabarta në SHBA.

“Nuk është qyteti i njëjtë. E ka humbur shpirtin”, thotë 61-vjeçari Jim Siegel, i cili kujton grupin Diggers, guerilen teatrale të vullnetarëve që organizonin koncerte falas, ushqim falas, vendbanim falas e madje shitore… falas!

Qyteti ka ndryshuar, por ndikimi i asaj Vere nuk mund të shlyhet, sepse kjo vërehet në art, politikë, muzikë dhe protestë.

“Është histori e gjallë”, thotë Jill D’Alessandro, kuratore në muzeun “The de Young” që organizon një ekspozitë që ndërlidhet me vitin 1967.

Emily Duffy (59), një artiste që thotë se është hipike, shprehet: “Është qytet tjetër. Është Google-zuar. Të gjithë miqtë artist po m; ikin”!

Por, Powers mendon ndryshe: “Jam artiste dhe ja – jetoj këtu”!

Mbipopullimi, mungesa e strehimit, varësia nga droga dhe krimi, përfshirë sulmet seksuale, e kanë degraduar Verën origjinale të Dashurisë. Deri në tetor, shumica u larguan. Disa që mbetën mbajtën “funeralin” e quajtur “vdekjen e hipit”! Disa të tjerë u vendosën në lagje të varfra të San Franciskos duke zhvendosur pa dashje banorët afrikano-amerikanë, të cilët sot përbëjnë vetëm pesë për qind të popullsisë.

Megjithatë, ajo që nisi më 1967 në Haight-Ashbury, ishte lëvizja më unike në historinë e njerëzimit – të mirat e së cilës shijohen edhe sot. /Telegrafi/