LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar për mashtrim

Pesë të arrestuar për mashtrim

Policia e Kosovës njoftoi se në fshatin Bllacë të Suharekës ka arrestuar pesë të dyshuar, një mashkull dhe katër femra, shtetas të Shqipërisë pasi që të njëjtit kinse duke e parashikuar fatin e një femre e kanë mashtruar dhe i kanë marrë një sasi ari në vlerë rreth 2500 euro.

Dyshohet se të njëjtit kanë kryer vepra të tilla edhe te persona të tjerë.

Në konsultim me Prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/