0Shares

Ushtrimet e kësaj metode që vjen që nga Lindja e Largët, sjellin me vete shumë të mira dhe avantazhe për shëndetin.

Para së gjithash, vlera e tyre lidhet me relaksimin e muskujve, por edhe me disa drejtime të caktuara të shëndetit.

1. Pozicioni i maces që shtriqet
Vë në veprim gjithë kolonën vertebrale. Veçanërisht është e nevojshme pasi ke ndenjur për 7-8 orë ulur, apo shtrirë. Pra, rekomandohet të bëhet zakonisht në mëngjes.
Edhe pozicioni i qenit me kokën e ulur, ngjan me pozicionin e parë dhe vlen thuajse për të njëjtat gjëra.

2. Përkulja përpara
Zakonisht këshillohet të bëhet pas një kohe të gjatë qëndrimi ulur. Pra, gjatë dhe pas punës.

3. Përkulja përpara nga pozicioni ulur
Këshillohet të kryhet sidomos pas dreke pasi favorizon tretjen.

4. Pozicioni i luftëtarit
Këshillohet pasdite rreth orës 16, kur në organizëm vërehet një rënie e sheqernave.

5. Pozicioni i pëllumbit
Këshillohet të kryhet në mbrëmje dhe ndikon ne relaksimin e ijëve.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)