Sindroma premenstruale shpjegon shumë gjëra që ndodhin në mendjen, zemrën dhe trupin e një gruaje. Aknet; dhembje gjoksi; fryrje; këputje; humor aq i luhatshëm sa mund të ilustrohet në një grafik EKG-je.
Normalisht, kjo fazë nis një deri në dy javë përpara menstruacioneve. Pra, dy javë çdo muaj, ti ndihesh si një gabim i natyrës, mallkon shoqërinë dhe realitetin dhe çdo takim me pasqyrën është një grusht për vetëbesimin. Dhe pastaj vijnë ato: dhimbjet e mesit që një burrë nuk mund t’i kuptojë kurrë, sepse nuk krahasohen me asnjë lloj simptome tjetër.
Është një lloj i veçantë dhimbjeje që të lëshon përtokë, e padobishme si një rrobë e palarë.
Prandaj më e pakta që mund të bëjnë shokët tanë meshkuj, është të na shkojnë pas fijes sepse, dijeni se nuk jemi vetvetja. Periodat do të vijnë, do të na shpupurisin flokët dhe pastaj do të ikin, dhe ne do të shndërrohemi përsëri në gratë e mrekullueshme plot ëmbëlsi, të duruara dhe të hareshme që çdokush do të donte t’i mbante afër.
Kështu mundohem ta qetësoj veten ditët e fundit përpara ciklit, kur as unë nuk e duroj dot veten, lëre pastaj të tjerët. Megjithatë, vetja më del jashtë kontrollit, dhe nuk mund t’i ndaloj dot mendimet e dëshpëruara dhe nervat e tendosura.
1. “Jam shëndoshur!”
Kjo është forma e përhapur e panikut përpara/gjatë periodave. Sidomos kur takohem me shoqet me të cilat i kemi datat e sinkronizuara, përfundojmë duke ngrënë në ndonjë ‘fast food’ lagjeje, sepse uria përpara ciklit e mposht betimin për dietë të përjetshme.
2. “Sa jam shëmtuar! Kur isha e vogël isha më e mirë”
Aknet janë thjesht një pretekst për ta urryer veten në çdo aspekt. Një puçërr shikon, dhe të mbushet mendja top se rinia dhe freskia jote kanë marrë fund, se po të shkatërrohet lëkura dhe e gjithë jeta jote po merr për poshtë.
3. “Jam një person me paqëndrueshmëri mendore”
Përgjatë dy javëve të fundit e ke ndier veten më të qetë. Pastaj të gjitha përpjekjet e tua shemben një mëngjes kur zgjohesh me moralin përtokë, dhe nuk arrin t’i japësh një shpjegim. E vetmja arsye që të vjen ndërmend për këtë rënie të papritur të motivimit për jetën është se je një person thellësisht i paqëndrueshëm.
4. “Jam një qaramane e pashpresë”
Bëhesh befas aq e ndjeshme sa fillon të qash edhe për tingullin e shiut që troket mbi xham. Nuk është aspak ide e mirë të të çojnë për të parë ndonjë film në kinema, qoftë ai komedi. Lëre pastaj ndonjë koment i rëndomtë mbi majat e flokëve, që të janë djegur, shkruan Anabel. Pa një të qarë të mirë, nuk kalohen periodat.
5. “Askush nuk më do!”
Prekesh aq shumë nga çdo gjë, sa një mungesë e vogël vëmendjeje të bën të mendosh se askush nuk do t’ia dijë për ty. Shkalla e vëzhgueshmërisë rritet me 150 % dhe ndonjëherë, një pulitje sysh të jep përshtypjen se tjetri s’e ka mendjen tek ato që i thua. Ndihesh vetëm, vetëm, vetëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Ngërçet te bebet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën