LAJMI I FUNDIT:

Pesë gjëra që ju kënaqin më shumë se një organ i madh

Pesë gjëra që ju kënaqin më shumë se një organ i madh

Studime të shumta tregojnë se, kur marrëdhënia ka disa elementë të tjerë dhe natyrisht, kur partneri njeh teknikat e duhura, madhësia bëhet e papërfillshme.

Ka njerëz të cilët e konsiderojnë madhësinë e penisit si diçka thelbësore për t’u kënaqur në shtrat, ndërsa të tjerë jo. Sidoqoftë, shkencëtarët nëpërmjet studimeve të shumta tregojnë se, kur marrëdhënia ka disa elementë të tjerë dhe natyrisht, kur partneri njeh teknikat e duhura, madhësia bëhet e papërfillshme.


Por cilat janë pesë gjërat që janë më të rëndësishme se madhësia e organit për kënaqësinë seksuale?

Tërheqja
Një studim i Universitetit të Kentucky-t, tregoi se për shumicën e femrave, tërheqja është më e rëndësishme se përmasat e penisit. Për 61.9 % të femrave të pyetura, edhe kur penisi nuk është i madh, nëse ka tërheqje seksuale mes partnerëve, kënaqësia në shtrat nxitet njësoj.

Përvoja
69.1% e femrave u përgjigjën se përvoja është një ndër gjërat më seksi tek partneri, më shumë sesa një organ i madh. E vetmja mënyrë për të zhvilluar aftësitë seksuale, është duke kryer marrëdhënie. Pastaj, ka edhe nga ata që mësojnë më shpejt se të tjerët; janë këta fituesit, jo ata me penis të madh.

Kreativiteti
Sipas 71.9% të pyeturave, kreativiteti në shtrat është më e rëndësishme se përmasa; aftësia për të gjetur pozicionin e duhur në kohën e duhur, për të guxuar në përmbushjen e dëshirave, është një prej stimuluesve të vërtetë të raportit seksual.

Kimia
Nëse nuk ekziston një lidhje midis jush dhe partnerit, një kimi e veçantë që ju bën të kuptoni pa folur dëshirat seksuale të njëri tjetrit, një penis i madh nuk hyn në punë për asgjë. Këtë e thonë 76.6% e femrave të pyetura.

Komunikimi seksual
77.6% e femrave thanë se komunikimi seksual është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Jo vetëm përpara apo pas marrëdhënieve, por mbi të gjitha gjatë saj. Komunikimi seksual: Të kërkosh të njohësh dëshirat e partnerit dhe ai të njohë të tuat, është çelësi i kënaqësisë në shtrat. /Telegrafi/