LAJMI I FUNDIT:

Përtacia e zgjon kreativitetin

Përtacia e zgjon kreativitetin

Hulumtimet kanë zbuluar që personat që dinë të ‘humbin kohë’ duke mos bërë asgjë, përballen më mirë me stresin e përditshëm, por edhe me obligimet e tyre.

Kur nuk bëni ndonjë gjë konkrete, sistemi nervor pushon, ndërsa truri punon më mirë, sepse mendimet enden pa ndonjë ngarkesë, kështu që edhe problemet shikohen nga kënde të ndryshme dhe zgjidhja gjendet më lehtë.

Përveç kësaj, shkencëtarët britanikë pohojnë që edhe përtacia zgjeron horizontet, sepse në sipërfaqe dalin informata të dobishme, të cilat i kemi pranuar dikur, por që i kemi harruar për shkak të detyrave dhe obligimeve të përditshme.


Gjithashtu, personat e tillë janë më kreativë, kanë imagjinatë të bujshme dhe ide artistike. Për efekt pozitiv, mjaftojnë vetëm 15 minuta të përtacisë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori