LAJMI I FUNDIT:

Personat që nuk konsumojnë alkool, vdesin më të rinj…

Personat që nuk konsumojnë alkool, vdesin më të rinj…
-->

Një studim i publikuar së fundmi tregon se konsumuesit e rregullt të alkoolit janë më pak të prirë të vdesin para kohe sesa njerëzit që asnjëherë nuk konsumojnë alkool.

Po pra, mirë e lexuat: ‘Time’ raporton se abstenimi i alkoolit shpin në jetë më të shkurtër sesa konsumimi i rregullt dhe modest, transmeton Telegrafi.

Të befasuar? Me siguri që po.

Studimi i udhëhequr nga Charles Holahan ka zbuluar se përqindjet e vdekjeve kishin qenë më të lartat te personat që asnjëherë nuk kishin konsumuar alkool, më të vogla për konsumuesit e rëndë të alkoolit dhe më të voglat për konsumuesit e alkoolit në sasi modeste që shijojnë vetëm një deri në tri pije në ditë.

Nga studimi me 1824 pjesëmarrës, që ka zgjatur rreth dy dekada, vetëm 41 për qind e konsumuesve modest kishin vdekur para kohe, krahasuar me 69 për qind të atyre që nuk kanë konsumuar alkool.

Shpjegim i mundshëm për këtë studim mund të jetë fakti se alkooli është ‘lubrifikues’ i mahnitshëm shoqëror dhe lidhjet e forta shoqërore janë thelbësore për mirëmbajtjen e shëndetit mendor dhe fizik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori