LAJMI I FUNDIT:

Përshtatja e veturave të zakonshme, për terrene të vështira (Foto)

Përshtatja e veturave të zakonshme, për terrene të vështira (Foto)

Në vende të ndryshme të Islandës, janë parë shumë vetura të zakonshme, në të cilat pronarët kanë bërë intervenime që ato të lëvizin edhe nëpër terrene të vështira.

Megjithëse në treg ka shumë makina, që janë të destinuara të kalojnë nëpër vende të thepisura dhe të rrëshqitshme, islandezët kanë dëshirë të blejnë modelet e pëlqyera dhe t’i përshtatin vet ato, transmeton Telegrafi.


Furgoni i punuar nga Mercedesi, si dhe një ‘pick up’ nga Toyota që janë ngritur në masë të madhe dhe u janë shtua rrotë gjigante, janë në mesin e këtyre rasteve.

Zyrtarë të kompanive të ndryshme po kërkojnë t’i shohin nga afër ato, për të parë punën që është bërë deri në modifikimin e tyre. /Telegrafi/