Qytetarët me origjinë turke që jetojnë në Australi, kanë zgjedhur një mënyrë paska ndryshe për të tërhequr vëmendjen kundër Islamofobisë, duke ngritur stenda në rrugët kryesore të Sidnejit me moton “Përshëndetje, unë jam musliman”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në stendat e ngritura në disa rrugë të rëndësishme të këtij qyteti, organizatorët kanë synuar të japin informacione rreth fesë Islame. Krahas ndarjes së broshurave informuese, kalimtarëve u janë shpërndarë edhe 3.500 trëndafila.
Australianët kanë treguar interes të lartë ndaj këtij aktiviteti, ndërkohë Drejtori i Komunikimit të Shoqërisë Islamike të Milli Görüş, Yusuf Özen, tha për AA se një aktivitet i ngjashëm me këtë është zhvilluar në 13 vende të botës dhe se arsyeja e organizimit të tij në Australi është thyerja e paragjykimeve ndaj muslimanëve.
“Synimi ynë është thyerja e paragjykimeve ndaj muslimanëve, shpërndarja e trëndafilave me buzëqeshje, përgjigja ndaj pyetjeve të tyre rreth Islamit dhe jo përmes medias, por komunikimi i drejtpërdrejtë”, ka thënë ai në vijim të fjalës së tij.
Ndërsa Nuray Okçum thotë se qytetarët australianë e kanë pritur pozitivisht këtë aktivitet. “Mendojnë që shpërndajmë mesazhe pozitive. Gëzohen kur marrin trëndafila. Qeshin. Disa prej tyre nuk pranojnë të marrin trëndafilin, por na shprehin kënaqësinë për përfaqësimin e denjë të Islamit. Për këtë arsye jam shumë e lumtur”, thotë ajo në vazhdim.
Gayle Humphries, një qytetare australiane, thotë se shpërndarja e trëndafilave dhe shpjegimi i Islamit në mënyrë të drejtpërdrejtë, është një mendim i bukur.
“Për mendimin tim është një veprim shumë i bukur, sepse u jep atyre mundësinë të shpjegojnë se përse shpërndajnë këto trëndafila. Në lajme shohim gjithmonë të shpjegohet një Islam i keq dhe këta njerëz mundohen të shpjegojnë një Islam i cili nuk është i tillë. Mendoj që është diçka fantastike”, thotë ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi