0Shares

Ministria e Infrastrukturës ka rihapur garën për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit për ndërtimin e “Rrugës 6”, autostradës Prishtinë-Han i Elezit.

Për dallim nga tenderët e kaluar të shpallur për të njëjtin qëllim, ministria ka futur në një “pako” dy procedura tenderuese, atë për këshillime për procesin e kontraktimit të kompanive ndërtuese dhe procedurën për kryerjen e transaksioneve për të njëjtin projekt, shkruan Koha Ditore.

Në vendimin për rihapje të procedurës tenderuese thuhet se puna që duhet të ndërmerret nga këshilltari ka të bëjë me ofrimin e ndihmës për Qeverinë Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në implementimin e procesit të prokurimit për caktimin e një kompanie ose konsorciumi të kompanive për të ekzekutuar projektin e zgjeruar të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)