Disa ditë pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të tjera në Kosovë, mbetet e paqartë se kush dhe përse i plasoi këto biseda në YouTube.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në vend ka konfirmuar tashmë vërtetësinë e këtyre bisedave, por përfaqësuesit e EULEX-it nuk komentuan nëse kanë nisur hetimet për të parë se si dolën në publik ato.
“Ne nuk komentojmë nëse ka hetime apo jo. Edhe po të kishte hetime, ne nuk do komentonim”, i tha Radios Evropa e Lirë, Bardha Azari, zëdhënëse e EULEX-it.
Për të kundërtën raporton agjencia lajmeve "Associated Press". Kjo agjenci citon burime anonime në EULEX të kenë thënë se përgjimet mund të jenë publikuar nga avokatët mbrojtës në një rast që ka të bëjë me përvetësimin e mbi dy milionë eurove në Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit ndërmjet viteve 2008-2012.
Për përfshirje në aferat korruptive dhe krim të organizuar në këtë ministri akuzohet kreu i atëhershëm i këtij dikasteri, Fatmir Limaj, dhe gjashtë persona të tjerë.
Duke folur për bisedat e përgjuara, Avni Zogiani, udhëheqës i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vuri dyshime në hetimet e EULEX-it për krim të organizuar dhe korrupsion duke thënë se qëllimi i misionit është kontrollimi i klasës politike të vendit.
“Të gjithë këta politikanë janë shndërruar në multi-milionerë para hundëve të EULEX-it. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, nuk e ka pasur as nuk e ka për qëllim ta luftojë korrupsionin e krimin e organizuar. EULEX-i e ka definuar gjithë këtë luftë me rastin Limaj dhe s’ka asgjë tjetër të flasë përveç rastit Limaj. Nuk është qëllimi i luftimit të korrupsionit politik, e as të krimit të organizuar. Qëllimi është të kontrollohen këta (politikanët)”, tha Zogiani.
Bisedat telefonike të plasuara në YouTube, përfshijnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministren për Integrime, Vlora Çitaku, kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Adem Grabovci dhe një anëtar tjetër të PDK-së, Kadri Veseli.
Qeveria e Kosovës kishte dënuar ashpër publikimin e përgjimeve, sipas saj, të fabrikuara duke thënë se ato janë bërë “me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private”.
Sociologu Fadil Maloku, tha se bisedat vënë në pah se demokracia kosovare është ende në “fazën e improvizimit” dhe se qeveritarët aktualë pushtetin e perceptojnë si “monopol të përjetshëm ku ata janë të pazëvendësueshëm”.
“Skandali është për mendimin tim kulm i papërgjegjësisë, jotransparencës dhe, pa dyshim, mos llogaridhënies ndaj publikut e qytetarëve të cilët janë të hutuar”, theksoi Maloku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën