LAJMI I FUNDIT:

Përse tangat nuk janë për palestër

Përse tangat nuk janë për palestër

A e dini çfarë veshje të brendshme do të duhej të vishni kur merreni me sport apo me fitnes?

Brekët me dantella kryesisht nuk janë elastike dhe prandaj assesi nuk janë të mira për trajnime.

As ato të mëndafshta, sepse lehtë ndrydhen dhe “nuk i përshtaten trupit tuaj por ju shkaktojnë kallo kur djersiteni. Gjithashtu, këto materiale mbajnë lagështinë dhe nxisin krijimin e kërpudhave.


Prandaj, për trening blini brekë nga likra apo pambuku. Duhet të jenë të bardha, në mënyrë që të mund t’i lani në temperatura më të larta dhe me detergjente më të forta.

Edhe forma është e rëndësishme. Tangat krijojnë kallo, por dinë edhe “t’ju zbulojnë”, transmeton Telegrafi.

“Bartja e tangave gjatë ushtrimeve mund të shkaktojnë infeksione urinare, para së gjithash, përhapje të baktereve dhe esheria kolit”, thotë doktor Nikol D.Wiliams, nga Instituti i Gjinekologjisë në Chicago.

Shikoni modelet e rekomanduara kur ju ushtroni,vraponi, shkoni në joga:

/Telegrafi/