0Shares

Gjithë atë që ju ua bëni prindërve tuaj, priteni si bumerang nga fëmijët tuaj, madje edhe më keq.

LEKSIONI që ia vlen të mësohet – transmeton Telegrafi:

Na ishte njëherë një plakë e lodhur, së cilës, kur i vdiq bashkëshorti i saj i dashur, shkoi të jetonte me të birin, nusen dhe nipin.

Çdo ditë e më shumë të parët dhe të dëgjuarit e saj përkeqësoheshin. Ndonjëherë duart i dridheshin aq shumë sa që kokrrat e bizeles na pjata e saj binin në dysheme, ndërkaq supa i rridhte nga gota.

Djali dhe nusja nuk mund t’i ndihmonin, mirëpo nevrikoseshin për shkak të rrëmujës që e bënte.

Dhe një ditë thanë: “Se u teprua, u teprua”, sa që për të vendosen një tavolinë të vogël në një qoshe pranë dollapit dhe i jepnin atje të hante vetë të gjitha racionet.

Gjatë kohës së ngrënies, ajo mund t’i shikonte nga ana tjetër e dhomës, me sytë plot lot, mirëpo ata me vështirësi bisedonin me plakën, porse që e qortonin kur i binte luga apo piruni në dysheme.

Një natë, pikërisht para darke, djali i vogël u ul për të luajtur me lodra.

“Çfarë po bën ashtu” e pyeti babai i befasuar”.

“Po e punoj një tavolinë të vogël për ty dhe nënën, që të mund të hani vetë në qoshe kur unë të rritem”, i tha djali duke buzëqeshur.

Babai dhe e ëma mbetën pa fjalë saqë iu duk që zgjati tërë jetën. Dhe atëherë filluan të qanin – në atë çast u vetëdijesuan për veprat që ia kishin bërë plakës dhe për vajtjet që ua kishin shkaktuar.

Po atë mbrëmje e kthyen plakën në vendin e vërtetë të saj pranë tavolinës së madhe dhe nga ajo ditë gjithmonë hante bashkë me ta.

Dhe kur ndonjë copë buke binte në dysheme, apo piruni i binte nga dora, më askujt nuk i linte përshtypje. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)